Edhe Qëndrim Kryeziu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

0%

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Sipas Kryeziut, kërkesa e tij nuk bazohet në pakënaqësi me rezultatin zgjedhor, por në të dhënat e dala nga procesi i deritanishëm i rinumërimit të realizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ai ka bërë të ditur se nga rinumërimi i 185 vendvotimeve, që sipas tij përbëjnë rreth 3.52 për qind të votave të PDK-së, janë evidentuar gabime në numërimin fillestar dhe atij i janë shtuar 589 vota. Kryeziu vlerëson se, nëse ky trend do të reflektohej në të gjithë procesin, numri i votave të tij mund të kalonte shifrën prej 22 mijë votash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, ai ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në procesin e deritanishëm të rinumërimit.

Bekim Haxhiu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, dorëzon ankesë në PZAP “Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, ka theksuar ai.

Kandidati i PDK-së ka kërkuar nga PZAP që ankesa e tij të shqyrtohet në mënyrë të paanshme, duke theksuar se integriteti i procesit zgjedhor dhe respektimi i vullnetit të qytetarëve duhet të jenë prioritet.

Ai gjithashtu ka rikujtuar se edhe në proceset e mëparshme zgjedhore, sipas tij, pas rinumërimeve i janë shtuar vota në komuna të ndryshme, duke ngritur dyshime për pasaktësi në numërim. “Më e rëndësishme se shpejtësia e publikimit të rezultatit zgjedhor është saktësia e tij. Çdo votë duhet të numërohet ashtu siç është shprehur vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar Kryeziu.

Burimi: Telegrafi