Mourinho buzëqesh në fund, Real Madridi merr tri pikët në transfertë

0%

Real Madridi ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligës, pasi triumfoi 2-1 ndaj Espanyolit në kuadër të javës së dytë të kampionatit spanjoll. “Los Blancos” e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në epërsi që në minutën e nëntë. Arda Güler ekzekutoi një goditje standarde, ndërsa Jude Bellingham u shkëput mirë në zonë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Espanyoli reagoi në minutën e 30-të. Alex Calatrava pranoi një pasim brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm mposhti Thibaut Courtois, duke e barazuar rezultatin në 1-1. Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat patën raste për të shënuar. Kylian Mbappe rrezikoi pas një aksioni individual, por goditja e tij u ndal nga portieri Marko Dmitrovic.

Në anën tjetër, Courtois reagoi shkëlqyeshëm ndaj një tentative të Expositos. Pjesa e dytë nisi me Real Madridin më kërkues. Në minutën e 53-të, Bellingham ishte pranë golit të dytë, por goditja e tij me kokë pas një korneri u devijua nga Dmitrovic dhe përfundoi në traversë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reali vazhdoi të kërkonte golin e fitores dhe në minutën e 78-të ishte Federico Valverde ai që iu afrua realizimit, por goditja e tij nga distanca u ndal nga shtylla. Jose Mourinho bëri disa zëvendësime për të freskuar skuadrën, ndërsa në minutën e 80-të aktivizoi edhe Carlos Espin në vend të Bellinghamit.

Carlos Lisan Al Gaib Espi saves the day pic.twitter.com/qw8nJiEZk6 — Managing Madrid (@managingmadrid) August 22, 2026 Dhe ndryshimi rezultoi vendimtar. Në minutën e 90-të, Espi pranoi një pasim të bukur brenda zonës dhe me qetësi e dërgoi topin pas shpinës së Dmitrovic për 2-1.

Espanyoli tentoi të reagonte në minutat shtesë, por Real Madridi arriti ta menaxhojë avantazhin deri në fund./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi