Baseli ka arritur fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Zurichut, në takimin e javës së katërt të elitës së futbollit të Zvicrës. Kapiteni Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi u paraqitën titullarë për Zurich-un. Krasniqi u zëvendësua në minutën e 77-të, ndërsa Xherdan Shaqiri u aktivizua në minutën e 52-të për Baselin. Kamberi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të.
Për Zurich-un shënoi Kenny në minutën e 8-të nga penalltia, ndërsa për Baselin realizuan Olaigbe në minutën e 62-të dhe Celar në minutën e 85-të nga penalltia. Baseli është në vendin e dytë me 9 pikë, aq sa ka edhe kryesuesi Lugano, ndërsa Zurich-u zë vendin e 10-të me 3 pikë.
