Espanyol barazon rezultatin ndaj Real Madridit

0%

Espanyol ka arritur ta barazojë rezultatin në përballjen ndaj Real Madridit në “RCDE Stadium”. Vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 30-të, duke reaguar pas epërsisë së hershme të “Los Blancos”. Torrado ishte autori i golit për Espanyolin, duke finalizuar aksionin dhe duke e çuar rezultatin në 1-1.

Real Madridi kishte kaluar në avantazh në minutën e 10-të përmes Jude Bellingham, pas asistimit të Arda Güler. Pas golit të Torrados, sfida është rikthyer plotësisht e hapur.

Burimi: Bota Sot