KOK-u: Ditë jo e mirë për futbollin, hendbollin e volejbollin

0%

Ditët jo e mirë për sportet tona ekipore si futbolli, hendbolli e volejbolli, të cilat pësuan humbje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. “Vajzat e hendbollit u mundën nga Algjeria, përkundër se në pjesën e parë ishin dominuese.

Krahas drejtuesve të KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti e nënpresidenti Milaim Kelmendi, të pranishëm në ndeshje ishin edhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Futbolli debutoi me të dy kombëtaret, atë të U-21 meshkujt dhe U-19 femrat.

Djemtë u mundën nga Algjeria me rezultat 2:1, ndërsa vajzat pësuan humbje 3:0 nga Portugalia. Edhe volejbolli në konkurrencën e meshkujve pësoi humbje 3:0 nga Spanja. Për volejbollistët ishte humbja e dytë në po aq ndeshje, pas asaj me Greqinë”, th uhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot