E papritura te Teuta

0%

Teuta ka bërë ndryshime të mëdha gjatë këtij sezoni, duke afruar emra të rinj për t’i vënë në dispozicion të trajnerit Edlir Tetoiva, me një pjesë të tyre që zbritën sot në fushë e lojës përballë Partizanit. Pjesë e ndryshimeve te durrsakët është edhe porta, ku si titullar e nisi sezonin francezi Pol Bernardoni.

Por durrsakët kanë siguruar një tjetër portier të huaj, brazilianin Maikon Daglas Morales, i cili ishte në pankinë gjatë ndeshjes së sotme. Ajo që ra në sy ishte mungesa edhe në stol e e një lojtari i cili në edicionin e kaluar ka qenë një nga liderët e durrsakëve, portierit Gentian Selmani.

Nuk dihet ende nëse ai do të vazhdojë të mbete pjesë e këtij ekipi apo nëse do të largohet nga klubi i cili për momentin ka bërë zgjedhje të tjera sa i përket rreshtimit titullar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot