Delegacioni i KQZ-së zhvillon vizitë zyrtare në SHBA

0%

Delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njofton vetë KQZ, gjatë vizitës, delegacioni ka përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës, ndërsa në Omaha ka vizituar selinë e kompanisë ES&S, e cila merret me teknologjinë zgjedhore në SHBA.

Sipas KQZ-së, gjatë kësaj vizite delegacioni është njohur me pajisjet dhe zgjidhjet teknologjike që përdoren për administrimin e proceseve zgjedhore. Në Uashington D.C., përfaqësuesit e KQZ-së kanë zhvilluar takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Amy Carnie, drejtoreshë e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Perëndimore, si dhe me përfaqësues të Zyrës për Kosovën.

Delegacioni është takuar gjithashtu me një zyrtar të lartë të Zyrës për Evropën Lindore dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në avancimin e administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni ka zhvilluar takim edhe me Bordin Zgjedhor të Distriktit të Kolumbias. Në këtë takim janë diskutuar praktikat e administrimit të zgjedhjeve dhe mundësitë për bashkëpunim institucional.

“Vizita synon shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë përmes përdorimit të teknologjisë”- thuhet tutje në njoftimin e lëshuar, më .

Burimi: Kallxo