Sipas gazetarit francez Santi Aouna, Milan dhe Leipzig kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Christopher Nkunkut. Marrëveshja parashikon një huazim për një sezon në vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa në fund të huazimit Leipzig do të ketë opsionin për ta blerë përfundimisht sulmuesin francez për 27 milionë euro.
Dy klubet kanë rënë dakord për strukturën financiare të marrëveshjes, ndërsa negociatat me Nkunkun vazhdojnë për të finalizuar kushtet personale dhe detajet e kontratës. 🚨EXCL: 🔴⚫️🇫🇷 #SerieA | 🔐 Accord de principe trouvé entre l’AC Milan et le RB Leipzig pour Christopher Nkunku 💰 Prêt payant de 3M€ + 27M€ d’option d’achat. ❗️Négociations toujours en cours avec le joueur pour trouver un accord contractuel 👀 Newcastle négocie toujours… pic.twitter.com/Xz6jwEnHlV — Santi Aouna (@Santi_J_FM) August 22, 2026 Megjithatë, Newcastle United vazhdon të negociojë në prapaskenë me të dyja palët dhe mund ta prishë marrëveshjen me një ofertë direkte për transferimin përfundimtar të lojtarit.
Nkunku preferon rikthimin te Leipzig, ku synon të ringjallë karrierën e tij në Bundesliga pas vetëm një sezoni te Milani./ Telegrafi
