Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime,

0%

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, lidhur me mbështetjen financiare për komunat. Krasniqi ka thënë se në mungesë të fakteve mbeten vetëm akuzat, duke kundërshtuar pretendimet se qeveria ua ka marrë komunave mjetet financiare.

Sipas Krasniqit, vendimi për orientimin e 25 për qind të mjeteve të mbetura në një program tjetër investimesh është marrë duke u bazuar në legjislacionin për menaxhimin e financave publike. “Le të jemi të qartë: këto mjete nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria.

Ato përsëri u kthyen në komuna, përmes projekteve investuese që synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Sepse kështu e thotë ligji dhe kështu ka ndodhur ” shkruan Krasniqi. Ai madje thotë se Asociacioni duhet të jetë zë i të gjitha komunave, dhe jo vetëm disa prej tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot