Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes

0%

Protesta e 84-t ka hyrë në një fazë të re, teksa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa në momentet e para janë shënuar edhe tensione mes pjesëmarrësve. Dy gra morën megafonin për të folur para protestuesve, por u kundërshtuan nga një pjesë e turmës.

Në të njëjtën kohë, një prej organizatorëve sinjalizoi nisjen e marshimit, duke bërë që vëmendja të zhvendosej drejt lëvizjes së protestuesve. Situata u shoqërua për pak momente me debat mes pjesëmarrësve, përpara se gjendja të qetësohej dhe protesta të vijonte me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Burime paraprake bëjnë me dije se dy gratë që tentuan të merrnin fjalën janë pjesë e grupimit të Flamingove. Protestuesit vijojnë tashmë marshimin, ndërsa pritet që tubimi të zhvendoset në vijim drejt Kryeministrisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot