Dukagjini nga Klina ka shënuar fitoret e para në edicionin 2026/27 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Fitoren e parë në këtë edicion e ka regjistruar Dukagjini, që në stadiumin “18 Qershori” në Klinë e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 1:0. Kjo ishte një ndeshje e veçantë për futbollin, pasi u zhvillua nën dritën e reflektorëve.
Golin e fitores për skuadrën klinase e shënoi Jeudi Stevenson në minutën e 18-të. Dukagjini pas dy xhirove ka katër pikë, pasi në ndeshjen e parë kishte barazuar pa gola me Drenicën. Për Feronikelin 74 kjo ishte disfata e dytë radhazi. Në ndeshjen hapëse të edicionit, skuadra nga Drenasi ishte mposhtur nga Gjilani me rezultat 3:1.
