Takimi me Kurtin dështoi, Ulutash pret në shtab komandantin e NATO-s

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është fokusuar në situatën e sigurisë në rajon dhe në prioritetet aktuale të misionit.

Ulutaş ka rikonfirmuar angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it ka prezantuar gjithashtu aktivitetet që po zhvillon misioni dhe prioritetet kryesore të tij.

“KFOR-i e kryen këtë mision në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet përkatëse të tyre si aktorë të reagimit ndaj çështjeve të sigurisë”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com