Harry Styles dhe e fejuara e tij, Zoe Kravitz, janë fotografuar duke mbërritur në aeroportin JFK në New York, pak ditë para nisjes së rezidencës së këngëtarit në Madison Square Garden. 32-vjeçari u shfaq elegant me një kostum të zi, ndërsa mbante një çantë të madhe ngjyrë kafe dhe syze dielli.
Në krah të tij, Zoe, 37 vjeçe, u përpoq të ruante një profil të ulët me kapelë bejsbolli, syze të errëta dhe një shall me motive rozë, të kombinuar me pantallona e taka të zeza, shkruan DailyMail. Vëmendjen e mori sërish unaza e madhe e fejesës së aktores, e cila konfirmoi publikisht romancën e çiftit pas disa muajsh lidhjeje.
Sipas raportimeve të mediave britanike, çifti po shqyrton mundësinë e një dasme intime në Mbretërinë e Bashkuar rreth periudhës së Krishtlindjeve, ndërsa një ceremoni e dytë në New York është gjithashtu një mundësi. Ndërkohë, Styles është gati të nisë rezidencën e tij 30-netëshe në Madison Square Garden më 26 gusht.
Koncertet do të zhvillohen gjatë muajve në vijim, me Jamie xx si artist mbështetës, ndërsa shfaqja e fundit pritet të mbahet në tetor. Rezidenca në New York është pjesë e turneut të tij botëror të vitit 2026, “Together, Together”, me ndalesa në qytete si Amsterdami, Londra, São Paulo, Mexico City, Melbourne dhe Sydney.
