Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi iu uron fat dhe suksese

0%

Kosova synon medalje në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”. Drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, bashkë me u.d. presidenten e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, kanë vizituar ekipin tonë të akomoduar në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Presidenti Krasniqi dhe u.d. presidentja Haxhiu, duke iu uruar fat dhe suksese në gara, u shprehën krenarë me përfaqësimin në numër kaq të madh të madh të sportistëve, të cilët do të na përfaqësojnë gjatë dy javëve në Taranto. Delegacioni më pas u prit nga kapitenët e anijes Aroya, ku janë të akomoduar ekipi ynë dhe delegacionet e tjera pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Burimi: Bota Sot