Vinicius rinovon me Real Madridin, zbulohet arsyeja që e bindi të

0%

Vinicius Junior ka vendosur t’i japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke rinovuar kontratën me Real Madridin. Presidenti i agjencisë Roc Nation Sports, Michael Yormark, ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e vendimit të brazilianit ishte lidhja e fortë emocionale me klubin madrilen.

“Besoj se vetëm Vini e di këtë, por padyshim që ai zgjodhi të qëndrojë te Real Madridi sepse aty ishte zemra e tij. Aty dëshironte të ishte”, deklaroi Yormark. Vinicius ishte lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa në mesin e klubeve të interesuara për të ishte përmendur edhe Arsenali.

Megjithatë, 26-vjeçari zgjodhi të vazhdojë karrierën te Real Madridi, klub të cilit iu bashkua në moshën 18-vjeçare. Yormark theksoi se Vinicius është shumë i lumtur me vendimin dhe se ka ende shumë objektiva që dëshiron t’i arrijë me klubin spanjoll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se braziliani e kishte vendosur veten në një pozitë ku Real Madridi nuk dëshironte ta humbiste dhe se klubi bëri gjithçka për ta mbajtur në skuadër. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com