Vuçiq reagon për takimin e paraparë Kurti-Ulutas për Urën e Ibrit, ja

0%

Takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, për të diskutuar për hapjen e urës mbi Ibër, i paraparë për këtë të shtune nuk u zhvillua, siç kumtoi KFOR-i, për shkak të rrethanave ta paparashikuara. Mirëpo, edhe vetë paralajmërimi për këtë takim, nxiti reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Serbisë po i dërgohet sinjal se nuk ka kuptim të negociojë, pasi Marrëveshja e Brukselit ende nuk është zbatuar. “Gjithçka që bën Kurti dhe gjithçka që ata bëjnë me të është absurditet total. Parashtroj vetëm një pyetje: Kur do ta zbatoni Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në prill të vitit 2013? Asgjë më shumë, vetëm këtë.

Ju nga Bashkimi Evropian e keni vendosur nënshkrimin, kur do ta zbatoni? ”, tha Vuçiq. Sipas tij, delegacioni i Serbisë deri më tani ka negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, në kuadër të dialogut të Brukselit. “Kështu po na jepni sinjal se nuk ka kuptim të bisedojmë dhe të negociojmë, edhe pse ne gjithmonë kemi negociuar. Për çfarë të bisedojmë?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi negociuar 50 herë për urën mbi Ibër, ndërsa tani do ta zgjidhni me forcë, së bashku me miqtë tuaj të NATO-s. Do të shohim. Do të bisedoj me Rutten. Thashë se ishte një bisedë e sjellshme, por jo e mirë, mes Milan Mojsiloviqit dhe Ulutaşit ”, tha Vuçiq.

Burimi: Bota Sot