Osmani: Treguam karakter

0%

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani foli për emisionin “Super Gol” në RTSH pas barazimit 1:1 përballë Elbasanit. Tekniku i kurbinasve thotë se skuadra e tij tregoi karakter, madje mund të shënonte edhe golin e dytë. osmani ka besim se ky grup me djem të rinj do të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje.

“Pas golit të pësuar ndërruam sistemin, futëm një lojtar më shumë në sulm, për të qenë më afër golit. Treguam karakter. E pësuam golin kur kishim stabilitet. U kthyem dhe shënuam, mund të shënonim edhe të dytin. Kam një grup jashtëzakonisht të shëndoshë, të motivuar, me djem të rinj. Në çdo ndeshje duhet të përmirësohemi. Është një ligë ku na presin shumë ndeshje të forta.

Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Kjo është me shumë rëndësi”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Laçit..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot