TEUTA CUP 2026 – Një histori suksesi, bashkëpunimi dhe përkushtimi

0%

Pas disa muajsh pune intensive, koordinimi dhe angazhimi të vazhdueshëm, bashkëpunimi ndërmjet Klubit të Sporteve të Ujit OTRILA dhe Klubit TEUTA Sh.S.U. u kurorëzua me suksesin e radhës në organizimin e garës ndërkombëtare 5th International SWIMMING COMPETITION “TEUTA CUP 2026”, e zhvilluar më 13– në pishinën olimpike “Taq Dafa” në Durrës.

Ky aktivitet mblodhi sportistë, trajnerë dhe klube nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, duke e shndërruar Durrësin në qendrën e sporteve ujore për dy ditë të mbushura me garë, miqësi sportive dhe emocione të paharrueshme. Prania e klubeve ndërkombëtare i dha aktivitetit një dimension edhe më të madh, duke e bërë TEUTA CUP një nga ngjarjet më të rëndësishme të notit në rajon.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij eventi. Një falënderim i veçantë shkon për Bashkinë e Durrësit dhe Kryetaren znj. Emiriana Sako për mbështetjen e vazhdueshme dhe mikpritjen e jashtëzakonshme. Gjithashtu falënderojmë Federatën Shqiptare të Notit Presidentin z. Agim Çiraku dhe Sekretaren znj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Suela Haxhiu për bashkëpunimin institucional dhe përkrahjen e dhënë gjatë gjithë procesit organizativ. Mirënjohje të veçantë shprehim për Klubin TEUTA Sh.S.U, drejtorin z. Marvin Rroshi, si dhe për trajnerin Jurgen Fici, me të cilin bashkëpunimi profesional, korrekt dhe i sinqertë ka qenë një nga faktorët kryesorë që kontribuoi në mbarëvajtjen shembullore të këtij aktiviteti.

Falënderojmë gjithashtu sponsorët, partnerët, stafin teknik, gjyqtarët, vullnetarët dhe të gjithë ata që punuan në prapaskenë për të siguruar që çdo detaj i organizimit të ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.

Një falënderim i veçantë u dedikohet të gjitha klubeve pjesëmarrëse, trajnerëve, sportistëve dhe familjeve të tyre të cilët me praninë performancën dhe frymën sportive i dhanë ngjyrë, vlerë dhe madhështi kësaj gare ndërkombëtare.

TEUTA CUP 2026 dëshmoi edhe një herë se kur bashkohen përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i përbashkët, mund të organizohen aktivitete që promovojnë sportin, forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijojnë mundësi të reja për gjeneratat e reja të sportistëve.

Ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar partneritete të forta që do t’i shërbejnë zhvillimit, avancimit dhe ngritjes së cilësisë së sporteve ujore në rajon. Përfundimisht një falënderim për qytetin e Durrësit dhe qytetarët e tij për mikpritjen, dashamirësinë dhe atmosferën e jashtëzakonshme që i dhanë këtij eventi ndërkombëtar.

Edhe një herë dëshmuam se K.S.U. OTRILA, me kapacitetet e saj sportive, organizative dhe njerëzore, është shumë më tepër se një klub – është një institucion që ndërton sport, krijon mundësi dhe bashkon njerëz përmes vlerave të sportit. K.S.U OTRILA & TEUTA SH.S.U, Astrit Haliti – Jurgen Fici – Ersan Hamdiu Bashkorganizatorë të 5th International SWIMMING COMPETITION “TEUTA CUP 2026”

Burimi: Telegrafi