Policia në veri arreston edhe personin e katërt të dyshuar për

0%

Policia në veri ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për vjedhjen e rëndë që ngjau pardje në Leposaviq. Policia kishte arrestuar dje tre të dyshuarit, ndërkaq sot në pranga ka rënë i dyshuari i katërt, i cili është i mitur.

“Në vazhdimësi të njoftimit të datës lidhur me rastin e ‘Vjedhjes së rëndë’, të raportuar në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë dhe dy zinxhirë ari, Policia ka arritur të arrestojë edhe personin e katërt të dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. “I dyshuari L.B. (i mitur), është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,750 euro dhe 2,000 dinarë, që dyshohet se janë të përfituara nga rasti i vjedhjes”. I arrestuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot