K.R.U. “Gjakova” Sh.A. ka njoftuar se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka zhvilluar inspektim në objektin në pronësi të kësaj ndërmarrjeje, i cili ndodhet në zonën e II-të mbrojtëse.
Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, inspektimi është zhvilluar, të premten, më , ndërsa pas përfundimit të tij është hartuar procesverbali mbi konstatimet e inspektimit. Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të hotelit dhe restorantit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Sipas Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, aktiviteti ka funksionuar në kundërshtim me legjislacionin mjedisor dhe rregullat për mbrojtjen e burimeve të ujit të pijshëm.
Për këtë arsye, pronari i këtij aktiviteti është obliguar që brenda 10 ditësh t’i largojë pajisjet nga prona dhe KRU “Gjakova” është obliguar të kujdeset për zbatimin e këtij vendimi dhe të shkëpusë kontratën me operatorin.
Ndërkaq, sot (), KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se procesverbali është pranuar dhe më pas i është përcjellë operatorit, në përputhje me sugjerimet e Inspektoratit të Mjedisit. Nga operatori, sipas ndërmarrjes, është konfirmuar pranimi i njoftimit.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, më , pritet të nxirret dhe t’i dërgohet KRU “Gjakova” aktvendimi përkatës, bazuar në gjetjet e evidentuara gjatë inspektimit. “Me pranimin e aktvendimit zyrtar dhe pas shqyrtimit të përmbajtjes dhe efekteve juridike të tij, do t’ju njoftojmë me kohë lidhur me çdo hap që do të ndërmerret nga K.R.U.
“Gjakova” Sh.A.”- thuhet tutje në njoftimin e KRU “Gjakova”. Të premten, më , ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli paralajmëroi mbylljen e aktivitetit tek restauranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” i cili ndodhet në zonën e Liqenit të Radoniqit. Një ditë pas kanë reaguar nga ky hotel duke thënë se puna po vazhdon.
Festim Xharavina, menaxher tek “Liqeni i Dukagjinit” tha se kanë një kontratë me KRU Radoniqi për aktivitetin. “Fillimisht ju njoftojmë se ende nuk kemi pranuar asnjë dokumentacion e as vendim në lidhje me këtë çështje andaj edhe jemi duke vazhduar punën. Besojmë të ketë qenë keqkuptim në mes të MMPHI dhe KRU Radoniqi të cilët më pas i bie të jenë kontraktorët tanë.
Ne e kemi të pamundur të dimë nëse ndërmjet vete kanë obligime ligjore apo kontraktuale të papërfunduara (papërmbushura)” – thuhet në reagim. https://kallxo.com/lajm/paralajmerimet-per-mbylljen-e-aktivitetit-reagon-menaxhmenti-i-hotelit-dhe-restaurantit-liqeni-i-dukagjinit
