Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në Gjakovë

0%

Karabinierët italianë të angazhuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it po zhvillojnë rregullisht patrulla në Gjakovë. Sipas KFOR-it, këto patrulla synojnë ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe forcimin e pranisë së dukshme e fleksibile të misionit në terren.

Aktivitete të tilla, siç bëhet e ditur në njoftim, ndihmojnë gjithashtu në rritjen e njohurive për situatën e sigurisë në mbarë Kosovën. KFOR-i ka ritheksuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Misioni i NATO-s punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com