Laçi ndan pikët me Elbasanin pas barazimit në Kurbin

0%

Laçi dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme të javës së parë të sezonit të ri në “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në “Stadiumin Laçi” përfundoi me rezultatin 1:1. Një përballje që nisi me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por që pati më këmbëngulës kurbinasit, ndërsa miqtë nuk kishin përqëndrimin e duhur para portës, duke shpërdoruar raste të shumta.

Për të ardhur tek goli i parë, duhet pritur pjesa e dytë, kur fillimisht ishte Rubin Hebaj në minutën e 57-të falë penalltisë. Megjithatë, përpjekjet e vendasve nuk u ndalën për asnjë çast dhe u shpërblye në minutën e 85-të pas një supergoli të shënuar nga Cena.

Duhet thënë se Bibo pati një shans të mrekullueshëm pak momente para përfundimit të ndeshjes, por traversa ndali “festën” te kurbinasit. Në fund, një barazim dhe dy skuadrat ndajnë pikët në këtë përballje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot