Kosova humbet nga Algjeria

0%

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), e ka nisur me disfatë aventurën në ‘Taranto 2026’. Vashat e Kosovës u mundën nga Algjeria, me rezultat 20-35. Dardanet ishin ekip dominues në pjesën e parë, duke e kontrolluar më mirë lojën në terren në duel me Algjerinë. Performanca e mirë e kësaj pjesëlojë bëri që Kosova të shkon më pushim me epërsinë prej dy golave (15-13).

Mirëpo, në pjesën e dytë gjerat ndryshuan plotësisht. Ishte Algjeria që bëri rikthim të madh duke dominuar plotësisht në parket. Algjerianet fillimisht shkrinë epërsinë e Kosovës, e më pas e mori epërsinë në rezultat, madje deri në dhjetë gola avantazh. Dardanet zhgënjyen në masë të madhe në pjesën e dytë duke e humbur këtë sfidë me rezultat të thellë 20-35.

Burimi: Bota Sot