Sot, më , bëhen 35 vjet nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës. Më , Ajet Shosholli dhe futbollistët shqiptarë të KF Prishtinës vendosën të mos vazhdonin garat në sistemin federativ të ish-Jugosllavisë. Pak javë më vonë, më , filloi Kampionati i parë i pavarur i Kosovës në futboll.
Në një mbledhje turpi të klubit të futbollit Prishtina, në kryesinë e re u emëruan 13 anëtarë, prej të cilëve 11 serbë dhe 2 turq, ndërsa kryetar u caktua Bogulub Kostiq. Ajet Shosholli, atëkohë kryetrajner i Prishtinës, u ngrit në këmbë dhe, në mënyrë demonstrative, dha dorëheqjen.
Vendimit të tij iu bashkua menjëherë Shefqet Sinani, ndërsa më pas edhe Ramadan Cimili dhe futbollistët shqiptarë të klubit dhe vetëm një shqiptar vazhdoi andej. Shosholli u kërcënua rëndë dhe u cilësua irredentist nga pushteti i atëhershëm komunal i Prishtinës, që drejtohej nga Zhika Mitroviqi.
Në atë atmosferë të tensionuar, njeriu i sigurimit shtetëror serb, Mishko Lakoviq, iu drejtua Shoshollit me fjalë të rënda: “Kush k… je ti që na shet neve politikë!” Presioni vazhdoi edhe nga të tjerë. Përlinçeviqi, duke iu drejtuar Shoshollit dhe duke e treguar me gisht, deklaroi: “A ju kam thënë që në KF Prishtina ekziston irredentizmi! Ky njeri është irredentist.
E dëshmoj atë që ju kam thënë”. Të njëjtën linjë e ndoqi edhe Mishko Iliqi, gazetar i gazetës “Jedinstvo” dhe sekretar i atëhershëm i Lidhjes së Futbollit të Kosovës. Në korridor, Dimitrivijeviqi, gjyqtar i Ligës së Parë Federative të asaj kohe, iu drejtua Shoshollit: “Ajet, po e kuptoj se kjo nuk është futboll, por politikë”.
Bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të futbollit të Kosovës, organizuan Kampionatin e pavarur të Kosovës. Në sezonin e atëhershëm, Prishtina kishte zhvilluar vetëm ndeshjen e parë të Ligës së Dytë Federative të ish-Jugosllavisë. Ndeshja u zhvillua në Shkup kundër Ballkan Stokokomercit, ndërsa Prishtina fitoi me rezultat 2:1.
Por ajo fitore do të mbetej edhe ndeshja e fundit e Prishtinës në atë garë. Më pas Prishtina nuk udhëtoi në Prijedor, ku duhej të përballej me Rudarin, ndërsa nuk e zhvilloi as ndeshjen e radhës ndaj Mogrenit të Budvës. Kështu, pas vetëm një ndeshjeje, Prishtina i dha fund garimit në sistemin federativ ish jugosllav. Dhe më 13 shtator, Kosova nisi kampionatin e saj
