Ushtari plagoset gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë

0%

Uushtari i Forcave të Armatosura i plagosur në Mirditë transportohet drejt helikopterit për tu sjellë në Tiranë për mjekim të specializuar. Ushtari u plagos teksa po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve. Ngjarja ka ndodhur gjatë furnizimit me ujë të një automjeti zjarrfikës.

Në momentin që po kryhej procesi, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Për shkak të presionit, pjesa metalike e tubit është shkëputur dhe ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime. Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të ekipeve të emergjencave dhe zjarrfikësve për përballimin e situatës së zjarreve në territorin e Mirditës.

Burimi: Bota Sot