Piloti britanik Lando Norris siguroi “pole position” pasditen e shtunës në pistën e Zandvoort, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Kampioni i botës dha kohën 1’11”163, duke korrur “pole” të dytë radhazi pas atij në Hungari.
Në një pistë që po lagej, për shkak të shiut që nisi në minutat e fundit të provave zyrtare, Norris arriti të japë një kohe fantastike, duke lënë pas dy pilotët e Mercedes. Në vendin e dytë u rendit britaniku George Russell, që la pas kryesuesin e botërorit, italianin Kimi Antonelli.
Në vendin e katërt u klasifikua makina tjetër McLaren, ajo e Oscar Piastri dhe ajo që bie në sy është se difencat mes këtyre katër makinave janë të vogla. Më pas u renditën dy makinat Ferrari, me Lewis Hamilton (vendi 5) që la pas Charles Leclerc (vendi 6). Vetëm i shtati holandezi Max Verstappen me Red Bull, që në pistën e shtëpisë nuk mundi të bëjë dot më shumë.
Pas tij, deri në “top-10”, u renditën Liam Laëson, Gabriel Bortoleto dhe Arvid Lindblad.
