Ngiste në mënyrë të rrezikshme në Rahovec, gjobitet pasi pamjet u

0%

Policia e Kosovës ka gjobitur një drejtues automjeti pasi pamjet ku ai shihej duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion u publikuan në rrjete sociale. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku drejtuesi i një kombi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pas analizimit të pamjeve, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka identifikuar drejtuesin dhe më 21 gusht ka ndërmarrë masat ligjore ndaj tij. Atij i është shqiptuar një gjobë prej 100 eurosh dhe një pikë negative.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe t’i shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com