Manchester United e ka nisur me humbje sezonin e ri 2026/27 të Premierligës. Ata u mposhtën nga skuadra e sapongritur, Hull City me rezultat 2-0 duke qenë deri më tani fitorja më befasuese në kampionatin anglez. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Michael Carrick i cili u shpreh i zemëruar me humbjen e sotme.
“Një ndeshje nuk e ndryshon të gjithë drejtimin e sezonit, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ku duhet të përmirësohemi”. “Do të qëndrojmë të qetë, në flluskën tonë… është një ndeshje” , u shpreh Carrick..
