Një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë. Në bazë të pamjeve, një veturë duket se ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo sa automjete janë përfshirë në aksident. Klani ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informata zyrtare lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi, policia ende nuk ka kthyer përgjigje.
Burimi:
Bota Sot
