Përfaqësuesit e Kosovës në kajakim kanë dhënë maksimumin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë paraqitje dinjitoze në këtë garë ndërkombëtare. Kron Balidemaj dhe Fleta Decani përfaqësuan Kosovën në këtë ngjarje, nën udhëheqjen dhe mbështetjen e trajneres Lirije Balidemaj. Paraqitjen më të mirë e pati Kron Balidemaj, i cili arriti deri në gjysmëfinale.
Në një garë tejet të ngushtë, Balidemaj mbeti vetëm tetë sekonda larg kualifikimit në finalen e madhe. Pavarësisht se nuk arriti të sigurojë një vend në finale, paraqitja e tij u vlerësua si një rezultat i rëndësishëm dhe dëshmi e potencialit të kajakimit kosovar në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, Fleta Decani e përfundoi garimin në raundin e parë.
Megjithatë, pjesëmarrja e saj në Lojërat Mesdhetare përbën një përvojë të rëndësishme për të ardhmen. Federata për Kajakim e Kosovës ka vlerësuar angazhimin e të dy garuesve, duke theksuar shpirtin luftarak, punën dhe sakrificën e tyre për të përfaqësuar Kosovën.
