Ish-futbollisti i Teutës, Matias Lloci, rrëmbeu skenën mbrëmjen e djeshme me fanellën e belgëve të Sporting Lokeren, teksa gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 2 me 1 ndaj Eupen të vlefshëm për javën e dytë të Challenger Pro League. Ishte Lloci ai që në minutën e 42-të, pas një skeme fantastike, konkretizoi me gol një gjuajtje diagonal nga e djathta, teksa i vodhi kohën portierit.
Një gol mjaft i bukur nga një kënd i vështirë. Vlen të theksohet fakti se Lloci luajti 2 sezone me fanellën e Teutës, duke numëruar 53 ndeshje si dhe shënoi 8 gola. Për 26-vjeçari ky është goli i parë në këtë sezon, ndërsa numëron edhe një asist, pas dy ndeshjeve kampionat. Kujtojmë se mesfushori u largua nga Teuta verën e vitit 2025, për t’u rikthyer në Belgjikë.
