Dua Lipa feston ditëlindjen, i ati i bën dedikimin prekës me fotot

0%

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, feston sot 31-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, babai i saj, Dukagjin Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të këngëtares nga fëmijëria, të shoqëruara me një dedikim të veçantë dhe emocionues.

Dukagjin Lipa i ka uruar vajzës së tij shëndet, siguri dhe lumturi, duke e shoqëruar mesazhin me fjalë të ndjera për dashurinë dhe krenarinë që ndjen për të. “Gëzuar ditëlindjen, Dua. Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Uroj që dora e Zotit të jetë mes teje dhe çdo të keqeje. Uroj që dashuria që ti u jep të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur.

Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime” , shkruan ai në urimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot