Ka shkëlqyer në Itali me Napolin, 26-vjeçar bashkohet me rivalët e

0%

Eljif Elmas është futbollisti më i ri i Atalantës. Mesfushori 26-vjeçar ka vendosur që të largohet nga RB Leipzig, për të nisur një aventurë të re me bergamaskët në Serie A italiane. Tek klubi i ri, maqedonasi do të jetë në formë huazimi, deri në verën e vitit 2027. Ky do të jetë një huazim i “thatë” pasi Atalanta nuk ka as detyrim dhe as të drejtë blerje.

Për Elmas është një rikthim në Itali, pasi më parë ka luajtur me Napolin dhe Torinon. Ndërsa në të shkuarën 26-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Fenerbahces dhe Rabotnickit.

Burimi: Bota Sot