Struga vijon me përforcimet në këtë merkato të verës. Pak minuta më parë, klubi prezantoi Edison Kolën, ndërsa së fundmi, ekipit të Bledi Shkëmbit do t’i bashkohet edhe Bleron Ramadani. Njoftimin e ka dhënë vetë Struga në rrjetet sociale duke prezantuar 20-vjeçarin që luan në repartin defensiv si mbrojtës i krahut të majtë.
Fillimet Ramadani i ka patur tek GC Zurich U-17, ndërsa më pas i është bashkuar Rappi Youth po në Zvicër. Së fundmi, mbrojtësi ishte pjesë e Rapperswil II dhe në këtë aventurë të re në kampionatin maqedonas, ai pritet të jetë një vlerë e çmuar për trajnerin Shkëmbi për këtë sezon.
