Greqia përfshihet sërish nga vala e të nxehtit, temperaturat mund të

0%

Greqia pritet të përballet me temperatura shumë të larta gjatë këtij fundjave, me termometrat që në disa zona mund të shkojnë deri në 42°C, paralajmërojnë autoritetet meteorologjike.

Sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar të Athinës, temperaturat do të shënojnë një rritje të mëtejshme në të gjithë vendin gjatë fundjavës, ndërsa kushtet e valës së të nxehtit pritet të zgjasin deri në mesin e javës së ardhshme. Temperaturat maksimale në pjesën më të madhe të territorit do të luhaten nga 38 deri në 40°C, ndërsa në zona të caktuara mund të arrijnë 41 deri në 42°C.

Meteorologët theksojnë se masat ajrore që kanë përfshirë Greqinë janë 6 deri në 8°C më të ngrohta se vlerat normale për këtë periudhë të vitit. Të dhënat në lartësinë 1,500 metra përdoren për të vlerësuar ndryshimet e temperaturës në shtresat e poshtme të atmosferës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët dhe turistët të tregojnë kujdes gjatë orëve me temperaturat më të larta, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj diellit. Pavarësisht temperaturave të larta, Greqia ka përjetuar deri tani një verë relativisht më të qetë sa i përket valëve të zgjatura të të nxehtit, krahasuar me disa vende të Evropës Veriore dhe Perëndimore.

Burimi: Bota Sot