Ish-kampioni i dyfishtë i Botës vritet në pritë para shtëpisë

0%

Ish-kampioni i botës në boks, Zolani Tete, 38 vjeç, është vrarë në pragun e shtëpisë së tij në Republikën e Afrikës së Jugut, pasi u qëllua nga dy persona të maskuar që lëviznin me motoçikleta. Tete u sulmua në mes të ditës, teksa ndodhej para shtëpisë së tij në Mdantsane, në shoqërinë e një gruaje. Sipas raportimeve, ai arriti të hynte në oborr, por u qëllua me breshëri plumbash.

Mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje. Gruaja që ndodhej me të mbeti e plagosur rëndë dhe po merr trajtim mjekësor. Ministri i Sportit i Afrikës së Jugut, Gayton McKenzie, shprehu ngushëllimet për familjen e boksierit dhe bëri thirrje për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e autorëve.

“ Nuk ka fjalë që mund t’i ofroj familjes dhe popullit të Mdantsane që do të jenë të barabarta me atë që keni humbur. Emri i djalit tuaj nuk do të merret lehtë nga ky vend. Dy burra të armatosur me armë fantazmë vranë kampionin tonë në hyrje të shtëpisë së tij, ndërsa ai po priste që të hapej porta.” “Ata janë ende të lirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I bëj thirrje kujtdo që ka parë ose di diçka të kontaktojë menjëherë policinë “, njoftoi McKenzie. Edhe Shoqata e Boksit të Afrikës së Jugut (BSA) reagoi pas vrasjes, duke e cilësuar Teten një ikonë dhe ambasador të boksit të vendit. “Zolani Tete ishte më shumë se një kampion – ai ishte një ikonë dhe një ambasador për boksin e Afrikës së Jugut.

Sukseset e tij në ring ishin një frymëzim për një brez të tërë luftëtarësh. Sporti ka humbur një luftëtar të vërtetë. I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe i kërkojmë publikut të respektojë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë”, thuhet në deklaratën zyrtare të BSA-së.

Tete ishte një nga emrat e njohur të boksit të Afrikës së Jugut dhe fitoi dy tituj botërorë në kategori të ndryshme peshe, atë IBF në peshën super të lehtë dhe titullin WBO në peshën bantam. Ai u bë gjithashtu i njohur për nokautin më të shpejtë në historinë e një meçi për titull, pasi mposhti Siboniso Gonya në vetëm 11 sekonda.

Në 29 fitoret e tij gjatë karrierës, Tete regjistroi 22 me nokaut. Ai u tërhoq nga boksi në vitin 2022, me vetëm katër humbje në karrierë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com