62-vjeçari kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, prangoset nga

0%

Një 62-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë nga flakët rreth 15 hektarë sipërfaqe. Në pranga ka përfunduar Anton Deda, 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, në Njësinë Administrative Rrëshen.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pas një pune gjurmuese 48-orëshe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen në terren me ndihmën e pajisjeve dron. Në momentin e arrestimit, Deda dyshohet se sapo kishte ndezur një tjetër vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës.

Nga hetimet paraprake është dokumentuar se gjatë ditëve të mëparshme, 62-vjeçari dyshohet se kishte ndezur edhe pesë vatra të tjera zjarri, duke e çuar në gjashtë numrin total të vatrave për të cilat dyshohet. Si pasojë e zjarreve, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave. Anton Deda akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Nga verifikimet e kryera, Policia ka konstatuar se 62-vjeçari ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com