Curtis Jones është zyrtarisht futbollist i ri i Interit, pasi ka përfunduar transferimin nga Liverpooli në një marrëveshje që kap vlerën e 30 milionë eurove, plus 5 milionë euro bonuse dhe 10 për qind të shumës së një shitjeje të ardhshme. Mesfushori anglez ka kryer sot testet mjekësore dhe ka firmosur kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2031 .
Jones bëhet kështu lojtari i tretë i Anglisë nga skuadra e Botërorit 2026 që i bashkohet Interit këtë verë, pas John Stones dhe Djed Spence. Transferimi është finalizuar pas disa muajsh negociatash. Liverpooli fillimisht kërkonte rreth 40 milionë euro , pavarësisht se kontrata e Jones me klubin anglez skadonte në fund të sezonit.
Interi kishte shfaqur interes për 25-vjeçarin që nga viti i kaluar, ndërsa edhe tentativa për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit ishte refuzuar nga Liverpooli. Jones është një nga të paktët lojtarë vendas të mbetur në skuadrën e Liverpoolit. Ai ka kaluar të gjithë karrierën te “Reds”, duke u zhvilluar në akademinë e klubit dhe duke arritur deri te ekipi i parë.
Tani, pas një karriere të gjatë në Anfield, Jones nis një kapitull të ri në Serie A me fanellën e Interit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
