Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Gjyralë të Cërrikut, duke krijuar rrezik për shkak të afërsisë me një magazinë ku ndodhej edhe një bombol gazi. Pas sinjalizimit për zjarrin, në vendngjarje u angazhuan dy mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë, të cilët ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Zjarri u afrua pranë magazinës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës. Sipas të dhënave paraprake, nuk paraqitet rrezik për bombolën e gazit apo banesat përreth. Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të vatrës dhe kontrollin e terrenit. Ndërkohë, banorët e zonës nuk paraqiten të rrezikuar.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
