Merdarë, pritjet më të gjata në kufi – deri në 2 orë për dalje

0%

Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata janë shënuar në Merdarë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 2 orë, ndërsa kolona arrin deri në 1200 metra. Pritje prej rreth 30 minutash janë regjistruar edhe në Dheu i Bardhë për dalje, ku kolona është rreth 250 metra . Në Jarinjë , pritjet për dalje variojnë nga 10 deri në 15 minuta , me kolonë rreth 100 metra .

Në pikëkalimet e tjera kufitare, pritjet për automjete janë të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 5 minuta . Ndërkohë, për kamionë, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë nga 3 deri në 5 minuta . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com