Pesë ditë në det pa ushqim e ujë/ Varka e tyre u mbyt, dy peshkatarët

0%

Një operacion i vështirë kërkim-shpëtimi ka përfunduar me shpëtimin e dy peshkatarëve meksikanë, të cilët mbijetuan për pesë ditë në det, pasi varka e tyre u fundos. Dy burrat, 53 dhe 32 vjeç, ishin nisur nga fshati Paredon, në rajonin e Chiapas, me anijen e peshkimit “Camaronera”. Ata kishin dalë në det për të peshkuar, por një ditë më vonë kontakti me ta u ndërpre dhe varka u mbyt.

Të mbetur në det të hapur, peshkatarët nuk kishin ushqim dhe ujë. Për të qëndruar në sipërfaqe, ata përdorën një frigorifer portativ, i cili u shërbeu si mjet lundrues dhe u bë shpresa e tyre e vetme për mbijetesë.

Burimi: Bota Sot