TikTok arrin një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për

0%

TikTok ka arritur një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, duke i dhënë fund një padie të vitit 2024, në të cilën kompania akuzohej për shkelje të ligjeve federale për privatësinë e fëmijëve.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, TikTok do të paguajë 300 milionë dollarë menjëherë, ndërsa 100 milionë dollarët e tjerë do të paguhen pasi të anulohet një marrëveshje e mëparshme ligjore ndaj kompanisë Musical.ly, paraardhëses së TikTok.

Në kuadër të rastit të mëparshëm, Komisioni Federal i Tregtisë kishte konstatuar se Musical.ly ishte në dijeni se aplikacionin e përdornin fëmijë të vegjël dhe nuk kishte marrë pëlqimin e prindërve për mbledhjen e të dhënave personale, përfshirë emrat dhe adresat e emailit. Për këtë rast, kompania kishte paguar 5.7 milionë dollarë, raporton skynews – transmeton Sinjali.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Departamenti i Drejtësisë e paditi TikTok dhe kompaninë mëmë ByteDance në vitin 2024, duke i akuzuar për mosmbrojtjen e privatësisë së fëmijëve dhe mbledhjen e paligjshme të të dhënave të tyre. Ligji amerikan kërkon që shërbimet online të drejtuara ndaj fëmijëve të marrin pëlqimin e prindërve për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve nën moshën 13-vjeçare.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Stanley E. Woodward Jr., tha se prioritet i Departamentit të Drejtësisë është mbrojtja e fëmijëve në internet dhe sigurimi që kompanitë t’i përmbushin detyrimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.

Marrëveshja vjen në një kohë kur kompanitë e rrjeteve sociale po përballen me një numër në rritje padish lidhur me sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve. TikTok, ndërkohë, ka deklaruar se ka forcuar sistemet për verifikimin e moshës. Kompania thotë se përdoruesit duhet të deklarojnë datëlindjen dhe se ka qindra punonjës të trajnuar për identifikimin e përdoruesve nën moshën 13-vjeçare.

Sipas kompanisë, dhjetëra mijëra llogari të tilla fshihen. Edhe kompani të tjera të mëdha teknologjike janë përballur me raste të ngjashme. YouTube pagoi 170 milionë dollarë në vitin 2019, ndërsa Epic Games 275 milionë dollarë në vitin 2022, për shkelje të ligjit amerikan për privatësinë e fëmijëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com