Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Britanisë, Andy Burnham, dhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, të hënën do të drejtojnë një takim të Koalicionit të Vullnetmirëve, që përbëhet nga vendet aleate të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë i pranishëm po ashtu në takim në Kiev.
Në mbledhje, udhëheqësit do të marrin pjesë edhe fizikisht, edhe nga largësia, tha të premten zyra e Macronit, pa saktësuar se kush do të jetë i pranishëm fizikisht. Kryeqyteti ukrainas është ballafaquar me bombardime të rënda rishtazi dhe Zelensky u ka bërë apel aleatëve që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar vendin e tij, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të marrë pjesë në takim fizikisht, ndërsa zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të marrë pjesë nga largësia, thanë në dy deklarata të ndara NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.
“Udhëheqësit do ta ritheksojnë vendosmërinë e tyre për ta fuqizuar mbështetjen e tyre për Ukrainën në mënyrë që ajo të mund ta mbrojë veten kundër agresionit rus” – tha në një deklaratë zyra e Macronit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!