Borxhi miliardësh ndaj OKB-së, SHBA-ja planifikon pagesë prej 725

0%

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka nisur procesin për transferimin e 725 milionë dollarëve te Kombet e Bashkuara, sipas një njoftimi për Kongresin që e ka parë agjencia e lajmeve “Reuters”, lëvizje që nga ekspertët e ndihmave u cilësua si hap i mirëseardhur drejt pagesës së miliarda dollarëve që Uashingtoni ia ka borxh organizatës.

Nuk pati përgjigje të menjëhershme nga Uashingtoni për pyetjet rreth arsyeve për këtë pagesë nga një administratë që i ka zvogëluar fondet për shumë agjenci të OKB-së dhe e ka kritikuar organizatën për mospërmbushje të potencialit të saj, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Këto para, të përmendura në një njoftim të Departamentit të Shtetit për Kongresin, pritet të procesohen para fjalimit të pritur të presidentit Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork muajin e ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha këtë vit se organizata ballafaqohej me “kolaps të afërt financiar” për shkak të kontributeve të papaguara nga shtetet anëtare.

Organizata është detyruar që të bëjë shkurtime të mëdha buxhetore. 725 milionë dollarët do të ishin më pak se 20 për qind e më shumë se 4 miliardë dollarëve që OKB-ja tha në maj se janë borxh i Shteteve të Bashkuara, edhe pse Uashingtoni ka thënë se shuma e përgjithshme është shumë më e ulët dhe se ka kryer disa pagesa. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com