Sunderlandi është gati për edicionin e ri në Premier League. Futbollisti Granit Xhaka me Sunderlandin synojnë rezultate edhe më të mira në edicionin e ri. Sunderland do të ballafaqohet në udhëtim me Ipswich-in, e cila luhet të shtunën nga ora . Trajner i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur me fjalë të mëdha për Granit Xhakën.
“Prapa skenës nuk ka ndodhur asgjë por ka të bëj me besimin, sigurinë dhe lidhjen me klubin. Është e qartë se Graniti e do këtë klub, e do grupin dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij rrugëtimi edhe për një sezon.
Dhe ka qenë edhe një dritare e vogël gjatë Kupës së Botës për t’i menduar gjërat ndryshe, por ai u kthye dhe tha ‘ky është Sunderlandi, dua të kthehem, të qëndrojë dhe të arrijë gjëra edhe më të mëdha në sezonin e ri’”, ka thënë Le Bris.
