Noa Istrefi i bashkohet PC Prizrenit!

0%

PC Prizreni ka synime të mëdha në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Ky klub ka angazhuar basketbollistin Noa Istrefi. “Një tjetër përforcim i ri për ekipin tonë! Noa Istrefi vjen pas paraqitjeve të mira me Kosovën U20, ku regjistroi mesatarisht: 10 pikë dhe 6 kërcime për ndeshje. Noa këtë sezon do të jetë pjesë e ekipit tonë me ‘licencë të dyfishtë’”, ka njoftuar KB Prizreni.

Burimi: Bota Sot