Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, ku pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë regjistruar në Merdarë. Sipas të dhënave, në Merdarë qytetarët po presin 60 deri në 80 minuta, ndërsa kolona në dalje arrin deri në 800 metra.
Pritje ka edhe në Dheu i Bardhë, ku për dalje nga Kosova po pritet 30 deri në 40 minuta, me kolonë prej rreth 350 metrash. Në Muçibabë, pritjet për dalje janë 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 400 metra. Ndërkaq, në Jarinjë dhe Kullë pritjet për dalje janë nga 5 deri në 10 minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet për dalje janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
