Anes Gashi në huazim te KB Rahoveci

0%

Basketbollist Anes Gashi do të vazhdojë karrierën në KB Rahoveci. Lajmi bëhet i ditur nga LKB Trepça. “KB Trepça njofton se Anes Gashi do ta vazhdojë këtë periudhë në formë huazimi te KB Rahoveci. Anesi mbetet lojtar i Trepçës, ndërsa huazimi i tij te Rahoveci do t’i mundësojë të ketë më shumë minuta dhe përvojë në parket.

Gjithashtu, ju informojmë se Burim Zekiqi merr rolin e kapitenit të ekipit tonë. Anesit i urojmë shumë suksese në këtë periudhë të re, ndërsa Burimit suksese në rolin e kapitenit”, ka njoftuar Trepça.

Burimi: Bota Sot