Një ngjarje e trishtë tronditi Francën, ku trupi i 29-vjeçares Sonia Bellina u gjet i djegur në një vresht në Saint Gilles. Testet e ADN-së kanë konfirmuar së fundmi se vajza e gjetur dy ditë më parë ishte pikërisht influencuesja 29-vjeçare, e cila ishte zhdukur që prej datë 10 gusht dhe familja e saj nuk dinte asgjë për vendndodhjen e saj.
Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë ku dyshohet e reja është vrarë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Sonias, ku provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë se ata janë përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarje. Njëri prej tyre është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë edhe më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë.
Ky person sipas policisë, ka qenë i fundit me të cilin 29-vjeçarja ka pasur kontakt. Natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ajo kishte dalë nga banesa dhe i kishte thënë motrës së saj se do të kthehet shpejt, “Po takoj dikë dhe kthehem menjëherë,” ndërsa pak kohë më vonë telefoni i saj ishte i fikur.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes dhe motivi pse u vra e reja, por sipas mediave krahas hetimit penal, familja e Sonia Bellinas ka denoncuar thashethemet që lidhen me jetën e viktimës në rrjete sociale. Avokati i tyre ka njoftuar se do të ngrihen akuza dhe do të merrem veprime ligjore kundër personave përgjegjës që po dëmtojnë imazhin e saj.
