Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Itali për ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku Shqipëria përfaqësohet me 71 sportistë në 17 disiplina. Gjatë vizitës, kreu i shtetit shqiptar u prit nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Begaj më pas ndoqi nga tribuna ceremoninë e hapjes së eventit sportiv, në mbështetje të përfaqësuesve shqiptarë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Taranto 2026” vjen me një ekip prej 71 sportistësh, të cilët garojnë në 17 disiplina. Mes tyre janë edhe sportistë me rezultate në arenën europiane dhe ndërkombëtare.
Lojërat Mesdhetare marrin një rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në vendin tonë dhe në Kosovë, e cila do të mbajë flamurin në këtë organizim.
Vizita e Begajt në Itali përfshin kështu edhe dimensionin sportiv, në një aktivitet ku Shqipëria synon të përfaqësohet me rezultate sa më të mira, ndërsa përgatitet për mikpritjen e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare.
